SHPËRNDAJE

Pavarsisht dashurisë të madhe që kemi për teknologjinë janë disa praktika në të cilat gabojmë duke çuar dhë në dëmtimin e paisjes, iPhone.

1. Nuk e fikni asnjëherë. Ju duhet ta fikni iPhoni-n tuaj të paktën një herë në javë, pasi nëse e bëni më tepër bateria e tij do të konsumohet. Lëreni atë të shkarkohet plotësisht dhe më pas karikojeni në maksimum.

2. Lini WiFi¬n dhe Bluetooth¬in ndezur gjatë gjithë kohës. Kur iPhone ka ËiFi dhe Bluetooth ndezur dhe ju nuk jeni duke përdorur asnjërin prej tyre, kjo është vetëm një humbje e energjisë. Lërini të fikur, dhe ndizini vetëm kur ju nevojiten.

3. E përdorni jashtë në temperatura ekstreme. iPhone nuk është bërë për të përballuar temperatura shumë të nxehta ose shumë të ftohta, 0 ° C ose 35 ° C. Këto kushte mund të konsumojnë baterinë apo ta fikin pajisjen tuaj. Të paktën vendoseni atë në xhepin tuaj, të sigurt.

4. Flini me të gjatë natës kur është në karikim. Karikimi i iPhonit tuaj, ndërsa flini mund të jetë i përshtatshëm, por kjo nuk është një ide e mirë. Ka shumë debate për këtë çështje, por shumë thonë se mbajtja e iPhoni-t tuaj në zyrë, pasi ai është ngarkuar plotësisht, me kalimin e kohës mund ta dëmtojë baterinë.
Mundohuni ta ngarkoni atë gjatë ditës ose përdorni një prizë elektrike që ju njofton kur telefoni ka marrë karikimin e duhur.

5. Nuk e pastroni. “Apple” rekomandon të përdorni një leckë të butë për të pastruar pajisjen tuaj, veçanërisht pranë vendit ku vendoset ngarkuesi.