SHPËRNDAJE

Dy personazhe si Victoria Beckham dhe Tuna Sejdiu me linja trupore perfekte, me kujdes të shtuar në mënyrën e ushqimit, nuk ngurojnë të shfaqen edhe si nëna shembullore në rrjetet sociale.

Për to nuk është thjeshtë një obsesion shpërndarja e fotografive të pjatave me ushqime të ndryshme, sepse fiziku i tyre gjithmonë sensual na bën të kuptojmë se kjo tashmë është mënyra e jetesës së tyre.

Një personazh si Victoria Beckham, tashmë ikonë e afirmuar e modës gjen kohë që t’i mbledhë katër fëmijët e saj, dhe çdo ditë të shijojë me ta një mëngjes të shëndetshëm organik me vlera ushqyese të larta.