SHPËRNDAJE

Me siguri njëra ndër ndeshjet më të dobëta të sezonit, Barcelona ka luajtur me rezultat 0:0 kundër Malagas. Marca ka shkruar sot se 10 vitet e fundit nuk ka ndodhë që katalanasit të mos gjuajnë asnjë shut drejt golit të kundërshtarit.

E vetmja shansë ka qenë ajo e Bartra që me kokë gjuajti afër golit.

Janë humbur pikët e para në xhiron e pestë të sezonit. Messi ka qenë nervoz, ka ardhë deri tek një konfrontim i vogël i cili ka mund të përfundoj edhe fizikisht.

“Më quajti bir bushtre” ka thënë mbrojtësi brazilian Velington.

“Unë nuk kam probleme me të, nëse më kërkon falje, do ta harroj cka ka ndodhë” ka thënë ai.

Nga ana tjetër, mediet katalanase shkruajnë se Velington nuk ka qenë kjo hera e parë që ka qenë i ashpër me Messin. Në vitin 2009 e ka shkelë në këmbë ku edhe ekziston video.