SHPËRNDAJE

Dështim i ri, lojë jo bindëse, rezultat që nuk mund të arsyetohet në 2014. A ka humb Barcelona garën për titull?

Çfarë po ndodh me Barcelonës në 2014, pyesin mediet katalanase. Barcelona ka fituar 17 pikë nga 30 të mundshme në dy muajt e fundit, ndërsa në këtë vit kanë hyrë me Leo Messin e lënduar, të barazuar me Atletico ndërsa +5 ndaj Real Madridit. Tani, jo vetëm që ka humbur epërsinë, po nëse kështu vazhdojnë, do të humbin edhe titullin.

Humbja nga Valladolid, është humbja e dytë radhazi jashtë shtëpisë. Katalanasit nuk kanë bindur kohën e fundit se kanë kualitet për titull. E pakuptimtë që Barcelona të mos shenoj gol, që po i ndodh shpesh, të kujtojmë ndeshjen në San Mames, kundër Osasunas. Tani kanë pas kohë të mjaftueshme që të përmbysin rezultatin kundër Valladolid, mirëpo ata ishin të parrezikshëm.

Kjo ka qenë humbja e parë nga Valladolid në 6 ndeshjet e fundit në Zorilla. Xavi kishte deklaruar se fusha ka qenë e keqe, mirëpo një ekip si Barcelona nuk mund të gjej arsye të tilla.

Reth 90% e të anketuarve në gazetën “Sport” mendojnë se humbja nga Valladolid është edhe humbje e Ligas dhe se nëse Real Madrid mposht Levante, dallimi do të jetë i paarritshëm. Do të jenë larg 4 pikë, mirëpo kjo Barcelonë askend nuk mund ta bind.

I kujt është gabimi?

Edhe këtu lexuesit kanë qëndrim të qartë: fajtor janë lojtarët e jo Tata Martino. Barcelona ka luajtur pa vullnet, mirëpo gjithçka do të godasë trajnerin nëse gjërat nuk ndryshojnë.

Mediet pyesin se ku humbi Neymar, për shkak se ekipi duket sikur pa ide.

“Nuk kemi heqë dorë nga liga, do të luftojmë deri sa të ekzistoj matematika” ka thënë Martino pas humbjes.

Barcelonën e pret ndeshja e kthimit kundër City, dhe kjo nuk është një formalitet, edhe pse Barcelona ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 2:0. Qytetarët do të kërkojnë shansin e tyre dhe nuk do të dorëzohen duke vlersuar ndeshje të tilla të dobëta të Barcelonës dhe duke pritur çudira që të kualifikohen në çerekfinale.