SHPËRNDAJE

Një tregim interesant vjen nga ish trajneri ndihmës i Barcelonës Angel Cappa. Ky 67 vjeçar ka qenë trajner ndihmës i Menotit për më shumë se 20 vjet, dhe pohon se ai sakt e di se si ndjehet bashkëkombasi i tij Leo Messi.

Lep Messi ka humbur pasionin e tij dhe nuk është më i “uritur” me futbollin, kështu së paku pohon Cappa, i cili i ka ndjekur të gjitha ndeshjet e Messit këtë sezonë.

“Për të qenë më i miri, ju duhet konstant të përparoni. Duhet të keni pasion” ka thënë Cappa për mediet spanjolle.

“Messi plot 15 vite është në “martesë” me futbollin. Ai merr frymë futboll, ushqehet me futboll dhe kështu duhet të jetë. Maradonna gjithashtu ka qenë më i miri, edhe ai është argjentinas, mirëpo si filloi të humb fokusin, filloi rënia e tij. Shpresoj që kjo të mos ndodh me Leo Messin”.

“Nëse i shikoni ndeshjet që ai i ka luajtur pas lëndimit, ju nuk shihni agresivitetin, nuk sulmon më me kreativitet dhe ashpërsi, në disa momente duket sikur nuk ka interesim, çka këto veti kurrë nuk keni mundur ti shikoni më parë”.

“Kur kjo i ndodh një lojtari të till, posaçërisht argjentinasi, i cili ka qenë i uritur gjithmonë me fitore, dijeni se fundin e ka afër”.

“Messi duhet të punoj shumë sikur përpara, të gjej veten, përndryshe ai do të zbehet dhe do të jetë një lojtar që nuk do ta njihni” ka thënë Angel Cappa.