SHPËRNDAJE

Stilisti i njohur nga Kosova, Mr.Rex është po thuajse gjithnjë në përgatitje të koleksioneve të reja.
Së fundmi, ai ka udhëtuar drejt Parisit, ku përveçse ka kaluar disa ditë të mira pushimi, ka gjetur edhe frymëzimin rreth koleksionit të ri.
Megjithatë, ai njëkohësisht ka blerë edhe materialet për koleksionin e ri, pasi kësaj here do të sjellë diçka pak më të veçantë.
Ai premton një frymë interesante në veshjet e reja, të cilat do të jenë të gatshme në pak muaj.
Mr. Rex përndryshe njihet si stilisti i shumë prej figurave publike, me çka ka bërë që të shndërrohet në një prej kreatorëve më të pëlqyer në vend.