SHPËRNDAJE

Serbia mund të formojë një inspektim fitosanitar dhe veterinar 24-orësh në vendkalimin kufitar të Preshevës brenda disa ditësh, tha Ministri i Bujqësisë Branislav Nedimovic për Tanjug, me rastin e një marrëveshje në Ohër për “Shengenin e vogël” që lidhet me inspektimet kufitare.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pati bisedime me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama në Ohër për lehtësimin e fluksit të udhëtarëve dhe mallrave në këto tre vende.

Rrjedha më e lartë e mallrave pritet në vendkalimin kufitar të Preshevës dhe, me pak modernizim teknik, Serbia do të jetë e gatshme në një afat të shkurtër për të prezantuar një formë të re të kontrollit në këtë pikëkalim, tha Ministri i Bujqësisë Branislav Nedimovic.

Kjo do të thotë, në mënyrë specifike, që vendkalimet tona kufitare, nga të dy palët, kanë kontrolle fitosanitare dhe veterinare 24 orë në ditë, të cilat përfshijnë kontrollin e bimëve, mishit dhe produkteve të mishit, qumështit dhe gjithçka tjetër.

Një pikë tjetër e rëndësishme, është se ne i pranojmë rezultatet e hulumtimeve nga laboratorët në secilin vend, në mënyrë që të mos mirren mostra përsëri sapo të kalohet kufiri.

Detajet teknike do të bien dakord në takimet e rradhës të Vuçiqit, Ramës dhe Zaev, dhe afatet e zbatimit duhet të dihen brenda muajit tjetër, shtoi ministri.