SHPËRNDAJE

Në orët e para të mëngjesit dje në banesën e saj ku jetoi e vetme, u gjet pa shenja jete moderatorja, Adelajda Xhamani. U tha se ajo vuante nga epilepsia dhe se shkak i vdekjes ishte një sulm në zemër.

“Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasja Adelajda Xhamani, 31 vjeç, e cila jetonte vetëm. Nuk ka shenja dhune. Shtetasja e mësipërme vuante nga epilepsia. Pritet vendimi i mjekut ligjor”, shkruhej në njoftimin e policisë.

Por pas autopsisë mjekësia ligjore deklaroi se ajo nuk vuante nga epilepsia siq edhe rrëfenin familjarët e saj, dhe se në trupin e saj nuk ishin gjetur shenja dhune.

Sipas “Fax News” hera e fundit kur Xhamani kishte shfaqur ç’rregullime shëndetësore ishte 2 vite më parë kur kishte humbur ekuilibrin, rast për të cilin ajo kishte bërë analizat edhe jashtë vendit, por nuk kishte gjetur arsyen.