SHPËRNDAJE

Marko Gjuriq, shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë Serbe konsideron se me vizitën e kryeministrit shiptar Edi Rama në Serbi ka mundur të arrihet më shumë, por nuk është arritur asgjë dhe për këtë është fajtor pala shqiptare.

Me mendimin e tij nuk pajtohet deputeti popullor Riza Halimi i cili ka thënë se ka rezultate pozitive nga vizita e kryeministrit Rama.

Marko Gjuriq ka thënë se bashkëpunimi me Shqipërinë duhet të pres edhe një kohë të gjatë.

“Frigohem se kjo vizitë nuk ka sjell edhe aq shumë. Nga mysafirët nuk kemi marrë miratimin që të kalohet e shkuara dhe të përdoret dora e shtruar dhe të vazhsohet bashkëpunimi. Kemi mundur të arrijmë shumë, por ne nuk kemi arritur asgjë. Përgjegësia për këtë i bie mysafirëve tanë. Ne kemi ruajtur Serbinë nga poshtërimi, ndërsa bashkëpunimi duhet të pres edhe një kohë të gjatë” ka thënë Gjuriq, transmeton presheva.com.

Halimi nuk pajtohet me Gjuriqin duke shtuar se me vizitën e Ramës janë arritur të nënshkruhen tri marrëveshje.

“Janë nënshkruar tre marrëveshje, ndërsa më e rëndësishmja është ajo për arsimin në Luginë të Preshevës e cila pritet me vite të tëra” ka thënë Halimi duke shtuar se “asgjë nuk duhet ta prish disponimin dhe entuziazmin në Preshevë pasi kjo është vizita e parë e një kryeministri shqiptar”.

Në pyetjen e gazetarit se pse Edi Ramën e kanë qujtur si dron njerëzor dhe manipulator, Djuriq ka thënë:

“Unë mendoj se fjalori që përdori kryeministri shqiptar nuk ka qenë në frymën e përmirësimit të marëdhënieve ndërmjet dy shteteve, mirëpo Serbia nuk dotë heqë dorë që të përmirësojë raportet në regjion edhe me Shqipërinë. Serbia dëshiron një mardhënie të mira me shqiptarët dhe shpresojmë se në të ardhmen do të flasim me politikanë shqiptar dhe ne shpresojmë që shqiptarët ta njohin këtë, sepse këto incidente nuk do ti zgjidhin problemet” 

Halimi ka thënëse nëse modeli që përdoret në Kosovë për trajtimin e shqiptarëve i mirë, atherë duhet edhe të zbatohet. /presheva.com/