SHPËRNDAJE

Në çdo hap dëgjojmë për probiotikët, mirëpo çfarë vërtet bëjnë ata për shëndetin tonë? Probiotikët janë mikroorganizma të cilët, gjoja, do të duhej të ndikonin mirë në shëndetin tonë. Duke pasur parasysh që trupat tanë kanë nevojë për mikroorganizma të ndryshëm, probiotikët janë ato baktere të cilat forcojnë organizmin tuaj Shfaqen nëpërmjet rrugëve natyrale në ushqimin e fermentuar si p.sh. kefiri dhe jogurti grek, mirëpo tani ekzistojnë edhe probiotikë në formë suplementesh. Në cilat vështirësi tretëse ndikojnë probiotikët?

• Kolikë,

• Kapsllëk,

• Sëmundje inflamatore të zorrëve,

• Sindromën irritabile të zorrëve,

• Kolit ulceroz.

Si veprojnë? Me gjithë lëvdatat për probiotikët, hulumtimet ende nuk kanë treguar mënyrën konkrete në të cilën ata veprojnë. Mirëpo, dihet që probiotikët ulin nivelin e pH-së në zorrë dhe lehtësojnë jashtëqitjen të kalojë më shpejt nëpër sistemin e tretjes. Posaçërisht të dobishëm janë kur i konsumojmë antibiotikët. Me probiotik kompensohen bakteret e mira të cilat terapia i shkatërron, prandaj pengojnë shfaqjen e diarresë. Mjekët konstatojnë që mund të nxisin absorbimin e proteinave në trup, por edhe të vitaminave dhe mineraleve të tjera. Si t’i konsumojmë probiotikët? Nëse dëshironi të shijoni përparësitë e probiotikëve, filloni të konsumoni shumë. Mund ta bëni këtë nëpërmjet suplementeve apo me ushqim natyral. Artikujt të pasur me baktere të mira janë kefiri, jogurti grek, lakra turshi, pija nga kërpudhat kombuche etj. Ngadalë shtoni marrjen e probiotikëve dhe ndiqni simptomat pozitive apo negative në trupin tuaj, në tretje dhe nivelin tuaj të energjisë. Disave probiotikët krejtësisht do t’ua ndryshojnë ushqimin, ndërkaq disa nga ata vetëm do të fryhen.