SHPËRNDAJE

Flitet se me Jose Mourinhon e përkrahin Ivanoviq, Aspiliqueta dhe Cech, ndërsa të tjerët mendojnë se metodat e tij janë të vjetra. Disa e akuzojnë se ai i përkrah vetëm lojtarët që kanë agjentin e njejët, Pedro Mendes.

Për Mourinhon kjo është sezona e dytë e cila po mbetet pas trofe, të parin në Real Madrid dhe të dytin në Chelsea.

Mou nuk i ka premtuar në sezonin e parë në Stamford Bridge, po as nuk është kërkuar nga ai, qëllimi ka qenë që ai ta bëj tranzicionin dhe të regjeneroj ekipin.

Edhe pse medie spanjolle shkruajnë më së shumti, si duket askush nuk është i kënaqur me Mourinhon.

Konfliktet e fundit pas ndeshjes me Norvich, tregojnë se gjërat nuk janë mirë dhe ekzistojnë probleme dhe paknaqësi tek trajneri. Sidoqë të jetë me lojtarët, prap trajneri vendos, mirëpo çështja është se vet pronari Abramovich nuk është i kënaqur, jo vetëm me rezultatet, por me tërë atmosferën në klub.

Konflikti i parë ndodhi verën e kaluar, Mourinho nuk deshi ta shes David Luiz tek Barcelona edhe pse ka pasë sinjale se ai llogarit tek ai si titullar. Më vonë e vendosi si mesfushor, por vetëm pas bisedimeve me Terry i cili e bindi se është i gatshëm të luaj me Cahill në mbrojtje. John Terry ka qenë personaliteit më i rëndësishëm në Stamford Bridge dhe tek i cili pronari ka më së shumti besim.

Vet Terrry i ka referuar Mourinhos për mosbesim tek ai, që dyshon se disa vendime të trajnerit kanë qenë të inspiruara me interesimet e trajnerit të tij Mendes. Si psh, ka përkrahë Oscarin, edhe pse bashkëlojtarët kanë menduar se Juan Mata ka qenë opsion më i mirë, dhe më vonë insistoi që ta sjell Nemanja Matiç, ku flitet se ky transferim është kryer nga ana e Mendes.

Pse atherë kanë qenë lojtarët kundër Matiç, para së gjithash Terry dhe Cole?

Për shkak të Lampard.

Abramovich nuk do të kishte paguar kaq lehtë 25 milionë euro Benficas, për të cilin e ka sjellë njëherë me më pak të holla, por e ka dëgjuar trajnerin. Tani, Mourinho thotë se Matic është i ngadalshëm dhe ka pasë shumë rezerva rreth blerjes së tij. Eshtë e qartë se cfarë mendon rreth kësaj Abramovich.

Situatë e njejtë është rreth Falcaos, për të cilin insiston Mourinho. El Tigre ka menxher Mendesin, ndërsa Cavanin nuk e ka dashë që ishte shumë afër transferimit. Këtë sezonë mbeti pa sulmues, dhe huazim Lukakun, ka sjellë Eton i cili nuk ka treguar lojë serioze, dhe pak golat që kanë shenuar si ekip i kanë humbur kampionatin dhe ligën e kampionëve.

Këtë e jep edhe statistika, kur kundërshtari i Chelsea sulmon, atherë Mourinho është shumë i fortë. Nëse rivali mbrohet, atherë Chelsea është i pafuqishëm, dhe këtë e kemi parë disa herë këtë sezonë.

Kundër Mourinho është klani anglez, ata janë kthyer kundër tij, ndërsa pronari Abramovich nuk është i kënaqur me situatën. Si do të zhvillohet situata, ende nuk dihet, pasi Chelsea, trajner më të mirë se Mourinho nuk mund të gjej momentalisht.

Abramovich nuk pajtohet me Mourinho kur thotë se ekpet tjera po harxhojnë më shumë për blerje të lojtarëve. Kjo aspak nuk qëndron, nëse shikojmë sezonin e fundit, Chelsea ka harxhuar 130 milionë, më shumë se City  dhe United.

Pritet edhe ardhja e Diego Costas, i cili do të kushtoj rreth 32 milionë.

Kërkojeni, kush është menaxher i Diego Costas, do të bindeni…