SHPËRNDAJE

Chelsea është duke munduar që të josh Real Madridin me ofertë marramendëse për James Rodriguez
Duket se ka përfunduar epoka e mesfushorit kolumbian, James Rodriguez, te Real Madridi. 25 vjeçari gjatë ditës së diele tha se ka disa oferta në drejtim të tij dhe se do ta shqyrtojë largimin nga “Santiago Bernabeu” nëse nuk ndryshojnë gjërat.

Zinedine Zidane ka humbur besimin në kolumbianin dhe nuk pritet t’i japë më shumë minuta se në pjesën e parë të sezonit, andaj për këtë James duhet të kërkojë skuadër tjetër.

Ofertat në drejtim të kolumbianit janë të shumta, por duket se Chelsea e ka shumë seriozisht për lojtarin, për faktin se Oscar dhe Fabregas mund të largohen nga “Stamford Bridge”.

Sipas asaj që shkruan “Eurosport”, “Blutë e Londrës” kanë bërë gati 89 milionë euro për James, të cilin e duan që në afatin kalimtar të janarit.

James ka bërë vetëm 16 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, duke shënuar dy gola.