SHPËRNDAJE

Janë publikuar formacionet zyrtare për derbin në kuadër të javës së 24-të në Ligën Premier në mes të Chelseat dhe Arsenalit.

The Blues do të jenë nikoqir të rivalit lokal në përballjen që fillon në ora 21:15 në Stamford Bridge.

Takimin e parë të këtij sezoni e kishin fituar djelmoshat e Frank Lampardit me përmbysje 2-1 në Emirates, ndërsa tani lojtarët e The Gunners do të shpresojnë t’u hakmerren.

Për këtë takim, Chelsea do të jetë pa lojtarët si, Ruben Loftus-Cheek dhe Christian Pulisic, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Arsenali nuk mund të llogaris në Callum Chambers, Sead Kolasinac, Reiss Nelson, dhe Kieran Tierney që po ashtu janë të lënduar, ndërsa Pierre Emerick-Aubameyang është i suspenduar me kartonin e kuq të marrë ndaj Crystal Palaces.