SHPËRNDAJE

Kroos

Drejtuesit e Chelseas ia kanë vërë syrin mesfushorit gjerman të Real Madridit, Toni Kroos
Chelsea po planifikon që ta përforcoj ekipin për sezonin e ri, pas dështimit këtë edicion në Premerligë.

Objektiv i ekipit nga Londra është mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos, nëse Eden Hazard largohet nga ekipi, raporton Calciomercato.com

Sipas këtyre të fundit, Chelsea është e gatshme t’i ofroj Real Madridit për ish mesfushorin e Bayern Munichut 50 milion euro.