SHPËRNDAJE

Chelsea merr përkohësisht vendin e parë në Premier League pas fitores në javën e 21 në transfertën e Hull City. Skuadra e Jose Mourinhos arriti të marrë tre pikë të arta falë dy golave të Eden Hazard në minutën e 56 dhe Fernando Torres në minutën e 87.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura pavarësisht presionit të “Bluve”, ndërsa në 45 minutat e dyta gjithçka foli për londinezët që tashmë presin ndeshjet e rivalëve të tjerë për titull. 

Pas javës së 21 Chelsea numëron 46 pikë, 1 më shumë se Arsenali dhe 2 se Manchester City, ndërsa Hull City ndalet në kuotën e 23 pikëve në vend të 10.