SHPËRNDAJE

Gazeta britaneze “The Times” ka shkruar një lajm të keq për tifozët e Chelsea…

“Chelsea vitin 2013 e ka përfunduar me 49.4 milionë funta në minus, çka do të thotë se trajneri Jose Mourinho nuk do të ketë para që të sjell përforcime në janar” shkruan Times.

Eshtë vështirë ti besohet që kjo gazetë ka ardhë deri tek informacioni duke pohuar se pronari i Chelsea Roman Abramovich nuk ka të holla për të harxhuar, dhe se Mourinho do të kishte ardhë në një klub i cili nuk ka burime financiare për ta përforcuar klubin.

The Times shkruan se nëse Mourinho dëshiron të blej një lojtar, së pari duhet të shesë njërin nga ata që ka në klub. Përmenden largimi i Juan Mata dhe David Luiz.