SHPËRNDAJE

Chelsea është ende i vendosur për ta sjellë në skuadër Gonzalo Higuainin, me huazimin e Alvaro Moratas në Milan dhe pagesën e 36 milionë eurove te Juventusi.

Milani e mori sulmuesin argjentinas si huazim për 18 milionë euro me opsionin e blerjes edhe për 36 milionë euro në fund të sezonit.

Megjithatë, për shkak të formës së tij të dobët dhe problemeve me “Fair Play-in Financiar”, “Rossonerët” po e shqyrtojnë situatën.

“Sportitalia” dhe “The Sun” shkruajnë se Maurizio Sarri e dëshiron me çdo kusht ribashkimin me ish-futbollistin e Napolit, me të cilin punoi bashkë për një kohë.