SHPËRNDAJE

Verdikti përfundimtar ende nuk është përcaktuar, por periudha e rikuperimit duket disi e gjatë për Zlatan Ibrahimoviç, i cili do të duhet të ndalet ndoshta për 1 muaj. Suedezi i PSG-së, i cili pësoi një tërheqje muskulare gjatë ndeshjes në “Parc des Princes” kundër Chelsea-t, për Champions League, do të duhet të mungojë në takimin e kthimit në Londër, e programuar për ditën e martë.

“Do të jetë jashtë për të paktën dy javë”, ka theksuar presidenti i Paris Saint Germain, Nasser al Khelaifi.

Champions-i duket sërish i mallkuar për Ibra-n, që ndoshta mund të rikthehet për gjysmëfinalet, vetëm nëse shokët e tij të skuadrës do të arrijnë të ruajnë avantazhin e siguruar nga fitorja 3-1 në Paris ndaj “Bluve” të Mourinho-s.

“Dëmtimi i Ibra-s është muskular e me siguri do të kërkojë kohë për t’u rikuperuar”. Një kohë që, ndoshta në këtë moment të sezonit, Parisi nuk duket se e ka në dispozicion”, është shprehur tekniku Laurent Blanc.