SHPËRNDAJE

Chris Brown tashmë nuk e ka problem që të shfaqet edhe publikisht në ndeja të ndryshme të dashurën e re.
Reperi amerikan është parë teksa argëtohet në krah të modeles së njohur Ammika Harris, në një klub të natës në Paris.
Këngëtari 29-vjeçar dukej shumë i afërt me të, ndërsa disa gjeste e tyre na vërtetuan se përfundimisht janë çift i lumtur.

Pavarësisht se këngëtari është përfolur për lidhjen romantike me 25-vjeçaren që në gusht të 2015-s, këto janë fotot e para që nxjerrin zbuluar çiftin.
Ndërkohë, këngëtari ka bërë të ditur se albumi vijues, “Indigo”, do të lansohet nga një kompani tjetër.
RCA Records është labeli i ri i Chrisit, marrëveshje që jo vetëm zgjat partneritetin e tij me këtë label, por edhe lejon Brown që të jetë artisti më i ri ndonjëherë që ka në pronësi të vet regjistrimet master të tij.