SHPËRNDAJE

Lajm i mirë është se Google ka bërë disa përmirësime duke përfituar nga guida e Microsoft, dhe sipas kompanisë, ata pretendojnë se shfletuesi tashmë është deri në 15% më i shpejt në Windows.

Ata gjithashtu pohojnë se koha e nisjes tani është 16.8% më i shpejtë, dhe se për “tabs” e reja 14.8% më të shpejta në krahasim me versionet e mëparshme të aplikacionit.

Sigurisht që këto përmirësime të shpejtësisë jo domosdoshmërisht janë të dukshme nga të gjithë, duke patur parasysh se një rritje prej 15% të kohës së ngarkesës prej 1-2 sekonda nuk është saktësisht një shpejtësi e madhe.

Megjithatë në qoftë se ju keni një kompjuter të veçanërisht të shpejtë atëherë ndoshta ndryshimi mund të jetë i qartë. Chrome duke përdorur PGO ishte në dispozicion për versionin 64-bit të app që nga Chrome 53, por tani vjen edhe në versionin 32-bit në Chrome 54.