SHPËRNDAJE

Të ndërtosh një marrëdhënie është njëlloj si puna e asaj farës që duke e ujitur dhe plehëruar çdo ditë shndërrohet pak nga pak në një kërcell të fortë, nga i cili dalin sytha të shëndetshëm dhe lule. Por, në qoftë se nuk i jepni përkujdesjen e merituar rrezikoni që t’ju thahet shumë shpejt dhe të ketë një fund që nuk do e dëshironit. E tillë është edhe marrëdhënia në çift, shpeshherë gjërat nuk shkojnë ashtu si doni dhe fundi është shumë më i afërt nga ç’mund ta merrnit me mend. Sigurisht që çdo marrëdhënie ndryshon nga njëra-tjetra, por ekzistojnë disa sinjale paralajmëruese të përbashkëta që lajmërojnë për ndarjen e mundshme të një çifti.

1.Nuk flisni më si më parë: Komunikimi është baza e çdo marrëdhënieje njerëzore. Nëse vini re se në lidhjen tuaj në çift gjërat po shkojnë drejt zbehjes dhe flisni gjithmonë e më rrallë jo vetëm për gjërat e rëndësishme, por edhe pyetje bazike si psh ”Si kalove sot ?”, atëherë e ardhmja nuk do të jetë e mirë për lidhjen. Mungesa e komunikimit mund të vijë, sepse nuk ju intereson të dini më gjërat e personit tjetër ose ngaqë nuk keni më se çfarë të diskutoni. Në të dyja rastet, përfundimi do të jetë një ndarje e hidhur.

2.Nuk keni më kohë për njëri-tjetrin: Sado të zënë që të jeni përgjatë ditës, nëse ekziston dëshira mund të gjeni kohë për njëri-tjetrin. Nëse papritur nuk përpiqeni të krijoni hapësira për t’u takuar, për të ndenjur bashkë apo për aventura në çift, kjo është një shenjë se gjërat nuk janë si më parë. Duke mos patur kohë, tregoni se nuk dëshironi të vazhdoni të jeni nën praninë e njëri-tjetrit.