SHPËRNDAJE

Një histori shumë frymëzuese ka ndodhur gjatë emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”. Një shqiptar i Kosovës, i cili jeton dhe punon në Zvicër ka dhuruar një banesë për njerëzit në nevojë. Ai është Betim Sulejmani së bashku me bashkëshorten e tij i cili ndërmjet një noteri zyrtarizoi në praninë e Elvis Naçit dhurimin e pronës së tij në Shqipëri.

Betimi me origjinë nga Gjilani i Kosovës, thotë se inspirimin për të bërë këtë gjest sa human dhe të rrallë e ka marrë duke ndjekur emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”.

“Lumturohemi dhe ne me shqiptarët” thonë bashkëshortet Sulejmani. Për vetë noterin ky akt dhurimi është ngjarje e jashtëzakonshme pasi nuk i ka rënë rasti që të kryejë procedura të tilla më parë. “Mesazhi që jepni është hyjnor. U gjendeni pranë njerëzve të cilët nuk kanë mundësi” thotë noteri.