SHPËRNDAJE

Nga 1 shkurti i këtij viti priten akciza më të larta në cigare dhe derivateve të naftës që nënkuptonë se do të kemi edhe çmime më të larta. Harmonizimin së pari do ta ndjejnë duhanpirësit, ndërkohë që ende nuk është e sigurt nëse levërditë shtetërore do ti godasin edhe shoferët.

Për një pako cigare së shpejti do të duhet të paguajnë për 10 dinarë më shumë, kështu që harmonizimi më së shumti do ti godasë duhanpirësit dhe nëse tatimet shtetërore do të kalojnë edhe tek shoferët ende nuk është e sigurt. Nga pasnesër, një pako cigare mesatarisht do të kushtojë për 10 dinarë më shumë, pasi këtë muaj tatimi mbi duhanin është ngritur për 1.5 dinarë. Është e sigurtë që çmimet do të ndryshohen nga të gjithë prodhuesit e duhanit vendorë, ndërsa përshtatja e re sipas kalendarit të akcizave pritet nga mesi i këtij viti. Sipas kalendarit të akcizës, në periudhën nga 2017 deri në vitin 2020, akciza specifike për cigare rritet me 1.5 dinarë në qershor dhe janar. Me këtë rritje, pjesa që i takon shtetit nga çdo paketë do të jetë 70 dinarë në vend të 68.5 dinarëve sa ka qenë deri tani.

Përveç kësaj, në çmimin e cigareve llogaritet edhe akciza proporcionale prej 33 përqind të çmimit, dhe në gjithë këtë vlenë ti shtohet edhe TVSH. “Rritja e akcizës prej 1,5 dinarë nuk do të thotë edhe rritje aq e madhe e shpenzimeve” thonë duhanpirësit. Kjo çdo herë e ngritë çmimin e pakos për gjashtë deri në shtatë dinarë, sepse me rritjen e çmimit të pakos rritet edhe akciza proporcionale, e cila përbënë 33%, dhe me ketë është më i lartë edhe Tatim mbi Vlerën e Shtuar. Kështu, “pal mall” dhe LM do të kushtojnë 260 dinarë, “bond” do të jetë 10 dinarë më e lirë, kurse për “laki” do të duhen 280 dhe 290 dinarë. Paketa e “marlboro” do të kushtojë 340 dinarë, “marlboro taç” 300 deri 310, dhe “parlamenti” 380 dinarë.

Në pajtim me Ligjin për akciza, Qeveria e Serbisë ka shpallë akciza të reja të vlerës së dinarit në përputhje me rritjen e çmimeve të konsumit në vitin 2018. Levërdia e shtetit në një litër benzinë është ngritur për 1 dinarë, kurse në dizel për 1.13 dinarë. Kompanitë e naftës ende nuk e kanë bërë llogarinë në bazë të së cilës ata do të vendosin nëse do ta përfshijnë në çmimoren e tyre apo jo. “Rritja e taksave shtetërore për karburant nuk do të thotë se në pompa automatikisht do të vijë deri tek ngritja e çmimeve” kanë thënë nga Shoqata e Kompanive të Naftës të Serbisë. Kjo përputhshmëri është kosto shtesë e kompanive të naftës ndaj shtetit./presheva.com/