SHPËRNDAJE

Klasa e sotme politike, si edhe vet partitë mafiopolitike të saj, janë të një fryme e të një përzierje hibride nga regjimet e kaluara jugosllave, që ndikohet dhe mbështetet nga agjenturat e huaja nga të gjitha llojet e krimit, përmes një sistemi politik mashtrues, të rrejshëm demokratik, të cilit i janë nështruar pjesëtarë brenda partive të sotme politike, qoftë për interesa përfitimi ose nga frika e mbijetesës dhe perspektivës për familjet e tyre, me kompleksin e trashëguar të robit dhe servilizmit, në dëm të shumicës. Këta ‘shtetarë’ që sot sundojnë me Kosovën e qytetarët e saj, janë thjesht batakqinj ordinerë që thirren në shtetndërtim, po që ia copëtojnë, hajnë e rrënojnë themelet këtij shteti akoma pa përfunduar ndërtimi i tij. Kjo klasë politike, nga cilado kategori, nuk ka të drejtë të thirret në asnjë meritë, pos në poshtërsitë që i ia ka bërë vendit e qytetarëve të tij për 20 vjet.

Tashmë është e pamundur të shpresohet e pritet, aq më pak të besohet ndonjë mrrekulli që mund të dalë nga kjo klasë politike, që do të mund ta rehabilitojë para shoqërisë sonë të katandisur në anarki e mjerim.

Fatos Aliu – KELMENDI