SHPËRNDAJE


​Intervistë me koordinatorin Zyrës për të rinjtë për Preshevë Altin Boriçin.

Presheva.com: Cila është situata e të rinjve sot në Preshevë?

Altin Boriçi: Të rinjt e Komunës Preshevë përballen çdo ditë me sfida të cilat të rinjt e vendeve tjera në Europë dhe Ballkan i kanë kaluar shumë kohë më pare, si përshembull diskriminimi etnik dhe mosnjohoja e diplomave, migrimi i vazhdueshëm, shkalla e papunësisë e cila ka arritur deri në 80 % dhe sigurisht kjo situatë e krijuar sjell efekt negativ dhe rezultati është ky që po e jetojmë ne sot.

Të rinjt si kurrë më parë gjatë këtyre zgjedhjeve kanë qenë të kyqur në politikë, kjo le për të dëshiruar shumë sepse vullneti për një Preshevë ndryshe u përkrah nga të gjithe të rinjt 

Presheva.com: Ju si koordinator i Zyrës së te rinjve, çfarë do të bëni ndryshe nga ata që më herët kanë drejtuar këtë zyre?

Altin Boriçi: Mendoj se në përbërjen e “Zyra Për Të Rinj ” kanë munguar antaret e gjinisë femërore, shtatë ka qenë numëri i tyre dhe që të gjithë kanë qenë meshkuj, në përbërjen e zyres do të inkuadrohen edhe vajzat duke i dhenë fund diskriminimit gjinorë, padyshim që ndryshe do të funksionojn edhe aktivitetet sepse në shumicën e rasteve djemt e zyrës i kam parë si të pa forc kundrejt pushtetit që çdo levizje apo aktivitet i tyre në menyre diktatoriale ka qenë i kontrolluar, me ne dyert do ti kenë te hapura të gjithë të rinjt pavarësisht bindjeve politike, nuk do të bëjm dallime do të  zhveshemi njëher e përgjithmon nga ky mentalitet i hargjuar që ka trashëguar pushteti i kaluar.

Presheva.com: Dihet se në hapësirat ku më herët ka qenë zyra e të rinjve, sot është marrë nga partia që ka qenë deri para dy muajve për 12 vite në pushtet, pra PDSH, mendoni se kjo është e drejtë dhe etike?

Altin Boriçi: Në adresën zyrtar të PDSH-së kam dërguar një kërkes për lirimin e objektit, nuk kam marrë asnjë përgjigje prej tyre .

Ky gjest i pa nevojshëm dhe aspak serioz nga ana e një subjekti politik që ka udhheq Komunën e Preshevës gjatë këtyre 12 viteve të fundit , subjekt i cili është në skenën politike më shumë se dy dekada, të veproj në këtë form për mendimin tim është akti më i ulët i mundshëm, aspak i drejt dhe shumë tendencioz, sepse tetë është numëri i të rinjëve që po presin të fillojn në mënyrë intenzive aktivitetet.

Ndoshta votuesit e zgjenjyer të PDSH-së presin që në Kuvendin e ardhshëm t’i besohet dikujt tjetër drejtimi i kësaj partie dhe të dalin nga ky ngërç  politik që i ka kapluar tash e disa vite, por rasti i kësaj zyre është “mostra” më e mirë  për ti shuar shpresat, sepse përderisa s’ka asnjë reagim brenda për brenda subjektit të tyre nënkupton se edhe për pjesën tjetër të partis ky veprim është normal dhe i drejtë 

Presheva.com: Çfarë hapa do të ndërmerrni që prapë aktivitetet e juaja ti kryeni në po të njëjtën zyre?

Altin Boriçi: Kushtet më të përshtatshme për punë kanë qenë aty, Komuna e Preshevës fal kësaj zyre nga Iniciativa Qytetare ka marrë çmimin “Qyteti i të rinjëve”, është e kot përpjekja për ta mbajt peng një zyre që i takon të rinjëve të qytetit, një zyre që i shërben shoqërisë nuk duhet kurrë ta lejojm që ti shërbej vetëm një subjekti, i bëj thirrje antarëve të Kryesisë së PDSH-së ta lirojnë zyren, nëse për këto 12 vite kanë qenë rrethanat asi soji që nuk keni mundur të punësoni të rinj, si opozitë së paku mos e pengoni punën e tyre.

Presheva.com: Dhe në fund, cili është mesazhi juaj për rininë e komunës së Preshevës?

Altin Boriçi: E ardhmja e Preshevës padyshim që varet nga të rinjt, të ardhmen do ta ndërojm bashkë duke punuar për të miren e vendit tonë. /presheva.com/