SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka vendosur tri kushte për të mbetur në klub edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Messi-2014-06

Sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo”, sulmuesi i gjigantit katalan, Lionel Messi, ka vendosur tri kushte për të mbetur në klub edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Ylli argjentinas dëshiron ndryshime në stafin teknik dhe largimin e Luis Enriques nga posti i trajnerit, ndryshime në organizimin e ekipit, dhe të lihet më i lirë, ose do të largohet në fund të sezonit nëse kërkesat e tij nuk dëgjohen.