SHPËRNDAJE

Eshtë publikuar lista e ushqimeve të preferuara pas ndeshjes të lojtarëve të Barcelonës. Dikush do të mendoj se ata ushqehen shëndetshëm…

Gerard Pique preferon të hajë një sandiuç me Nutella dhe ndonjë frut, ndërsa Messi preferon të hajë një Pizza pas ndeshjes.

Dani Alves pas ndeshjes kundër Malaga ka ngrënë një Pizza me katër djathra, e cila është e preferuara e shumicës.

Disa nga lojtarën hanë “Sushi”, Ivan Rakitiç han sushi dhe sallatë, ndërsa Iniesta ka ngrënë sandiuç me mortadella, derisa shumica e lojtarëve hanë Pizza por me kombinime të ndryshme.

Mascherano ka ngrënë pasta dhe sallatë.

Këto ushqime servohen në zhveshtoree pas ndeshjes ose në autobus deri tek aerporti.

Nutricionisti i Barcelonës thotë se kjo praktikisht është hedhje “benzinë” kur harxhohet rezervuari pas një udhëtimi të gjatë.

“Ushqimi mundëson që muskujt të mbushen, gjegjësisht të marrin energji” ka deklaruar mjeku i klubit Antonio Escribano.