SHPËRNDAJE

Humbja e Altetico nga Levante dhe barazimi i Real Madridit m Valencia, kanë komplikuar garën për titull në Spanjë.

Real Madridi ka 5 pikë më pak po edhe një ndeshje më pak, ndeshje kundër Valladolid që luhet ditën e mërkurë. Nëse merengesët fitojnë këtë ndeshje kundër ekipit që po lufton për mbijetesë në la liga, atherë mbeten në garë për titull.

Në xhiron e parafundit që luhet këtë vikend, Atletico është favorit i madh kundër Malagas, e cila nuk është e sigurtë, por duhet të mbetet në la liga, Reali luan si mysafir kundër Celta ndërsa Barcelona luan kundër Elche dhe presin fitore.

Kjo e gjitha na shpi drejt xhiros së fundit, ditën e ferrit. Atletico luan si mysafir në Camp Nou, ndërsa Reali ka më të lehtë kundër Espanyol.

Para ditës së fundit, Atletico duhet ti ketë 91 pikë, Real Madrid 89 dhe Barcelona 88.

Tani, Barcelona duhet të luaj barazim që Real Madridi të mos bëhet kampion. Kjo nuk ka aspak dyshim se kërkohet, por nuk do të duhet të zbulohet se kërkohet. Barcelona mund të bëhet kampion nëse mposht Altetico por nga ana tjetër Real Madridi duhet të pësoj humbje nga Espanyol.

Nëse ndeshja mbetet barazim, atherë Altetico bëhet kampion, dhe në këtë rast Real dhe Atletico do të kishin nga 92 pikë, por pasi Atletico ka rezultat më të mirë në ndeshjet ndërmjetveti, ka fituar në Bernabeu ndërsa në Calderon ka përfunduar 2:2.

Nëse nuk ka pësime dhe humbje deri në xhiron e fundit, atherë me siguri se do të shohim situatë të çmendur dhe të pakëndshme për Barcelonën.