SHPËRNDAJE

JonuzMusliu
Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar dhe kuvendit komunal në Bujanoc, është politikani i vetëm aktual i cili kët vit gjendet në listën e zezë të State Departmentit Amerikan, shkruan Blic, transmeton presheva.com.

Siç shkruan kjo gazetë, bëhet fjalë për personat e padëshiruar, për të cilët adimistrata Amerikane besoj se përhkrahin dhunën dhe terrorizmin, listë kjo e azhuruar dhe publikuar para një jave.

Jonuz-Blic

“Nuk e kam këtë informatë. Kam kontakte të mira me Ambasadën e SHBA-ve në Beograd dhe Prishtinë. Unë nuk kam asnjë problem, nuk e di pse të jem i padëshirueshëm kur merrem me politikë” ka thënë Musliu. /presheva.com/