SHPËRNDAJE

Pogba

Manchester City ende nuk është dorëzuar për Paul Pogban.

Skuadra e Manchester Cityt dëshiron të përforcohet gjatë kësaj vere dhe synimi kryesor i tyre është mesfushori i Juventusit, Paul Pogba.

Mirror shkruan se City për francezin ka bërë gati 100 milionë euro, pasi Juventusi më herët kishte refuzuar 80 milionë euro të Barcelonës.

Pogba ditë më parë ka thënë se dëshiron të qëndroj në Juventus, por skuadra italiane vështirë se mund të refuzoj një ofertë të tillë.

Për Pogban po ashtu po interesohen edhe Real Madrid, Barcelona dhe PSG.