SHPËRNDAJE

Manchester City ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Tottenhami me rezultat 5-1, me ç’rast ka kaluar në krye të tabelës së Premier Leagues.

Manchester City ishte dominant nga fillimi i takimit dhe ishte ekipi i vetëm që luajti.

Në minutën e 15-të kur Sergio Aguero realizoi për 1-0.

Kështu përfundoi pjesa e parë, teksa në pjesën e dytë pasoi furia e Cityt.

Rose u largua në minutën e 50-të pasi shkaktoi penalti, teksa Yaya Toure ishte konkret nga penaltia. Edin Dzeko shënoi për 3-0, teksa Tottenhamin e ktheu në lojë Capoue (59’).

Kjo nuk vleu asgjë pasi Jovetic përfundoi gjithçka në minutën e 78-të për 4-1, teksa në minutën e 89-të i shënua edhe një gol tjetër për 5-1.

Ndeshja në fazën e parë pat përfundura 6-0, dhe totali në dy ndeshje 11-1 për Cityn.

City ndodhet në kuotën e 53 pikëve +1 nga Arsenali dhe +3 nga Chelsea me të cilin e pret javës tjetër në shtëpi.