SHPËRNDAJE

Benzina dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri nga mesnata e sotme do të shiten për një denarë më lirë, ndërsa dizeli do të jetë një denarë e gjysmë më i lirë.

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i ri i Eurosuper BS 95 do të jetë 71 denarë, Eurosuper BS-98 do të jetë 73 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë do të jetë 51.5 denarë për litër. Kurse çmimi i Eurodisel do të jetë 62.5 denarë, transmeton presheva.com.

Çmimi me pakicë i mazutit do të ulet për 0.81 denarë për kilogram dhe do të shitet për 33.897 denarë. Komisioni RRegullator për Energjetikë vendimin për ndryshimin e derivateve të naftës e ka sjellur në bazë të çmimit të mesatar të naftës në tregun botëror.