SHPËRNDAJE

Real Madridi akoma po shpreson se mund të bëjë edhe një transferim të madh në afatin kalimtar veror. Mirëpo, Los Blancos nuk mund ta transferojnë Paul Pogban nga Manchester Unitedi nëse nuk i grumbullojnë paratë e nevojshme për blerjen e tij.

Mesfushori francez mund të kushtojë deri në 180 milionë euro, ndërsa më poshtë jua sjellim futbollistët që Reali planifikon t’i shesë për të siguruar paratë për blerjen e tij:

Madridi kishte besuar se klubet angleze do të shpenzonin për anësorin uellsian, i cili nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidane. Mirëpo, klubet kryesore hezitojnë ta paguajnë çmimin e madh për të dhe pagën e tij të lartë. Për këtë arsye, Los Blancos po tentojnë ta përfshijnë atë në marrëveshjen për transferimin e Pogbas nga Djajtë e Kuq.

Kolumbiani qëndroi për dy vite i huazuar te Bayern Munichu, mirëpo klubi gjerman vendosi që të mos e blejë. Për këtë arsye, Reali është në kërkim të një blerësi, ndërsa Carlo Ancelotti ia ka hapur derën te Napoli, edhe pse klubi italian më shumë do ta dëshironte huazimin e tij.

Mesfushori spanjoll, i cili kërkohet nga Manchester City, është ndër lojtarët prej të cilëve Reali dëshiron të përfitojë para. Mirëpo, shuma e parave që kërkojnë Los Blancos për të, nuk po pranohet nga klubet e interesuara për të.