SHPËRNDAJE

Antonio Conte, trajneri i Chelseas, po mendon që ta transferoj yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez
Alexis Sanchez ende nuk ka nisur bisedimet me Arsenalin për vazhdimin e kontratës, e cila skadon në verën e vitit 2018.

Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, Chelsea po mundohet ta shfrytëzoj këtë situatë duke e transferuar kilianin në Stemford Bridge.

Antonio Conte është duke e kërkuar një lojtar shpërthyes, i cili do të bashkëpunonte me Diego Costa.

Dhe, alternativa më e mirë për Chelsean është Sanchez. Ekipi londinez shpreson që me një ofertë të majme ta transferoj lojtarin gjatë verës nga Arsenali.