SHPËRNDAJE

Vidal

Antonio Conte ka bërë të ditur se do të dëshironte një ribashkim me mesfushorin kilian, Arturo Vidal
Përzgjedhësi i Italisë, Antonio Conte, pritet që t’i bashkohet skuadrës angleze, Chelsea, menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Evropian 2016.

Conte, duke mos dashur të flas për emrin e skuadrës së re, të cilën do ta drejtojë pas Euro 2016, ka thënë se do të dëshironte që të punonte sërish me mesfushorin e Bayern Munichut, Arturo Vidal.

“Arturo Vidal ka thënë se do të më merrte në luftë? Do ta merrja edhe unë. Ai është lojtar i mrekullueshëm. Duhet të pranoj që në Juve e pata të vështirë ta përshtatja. Në kokën time doja lojë 4-2-4 dhe 4-4-2, por duke parë intensitetin e tij rreth fushës, vendosa të luaja në 4-3-3 dhe e transformoja në 3-5-2”.

“Ai ka tipare të jashtëzakonshme fizike dhe teknike. Nëse mund ta drejtoja sërish, do të ishte fantastike. E dua në të gjitha skuadrat e mija”, ka thënë Conte për El Pais.