SHPËRNDAJE

Costa-DelBosque

Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa, është lënë jashtë skuadrës së Spanjës për ndeshjes kundër Costa Ricas dhe Bjellorusisë.
Costa shënoi golin e tij të 20-të në Premier League në fitoren e Chelseat prej 3-1 ndaj Sunderlandit, mirëpo i është dhënë pushim nga përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque, pasi sipas tij ai nuk është në gjendje të mirë fizike.

“Mungesa e Diego Costas nuk është ndonjë problem i madh. Ai është në procesin e rikuperimit të problemeve me muskuj dhe ne nuk guxojmë të eksperimentojmë me të”.

“Ne e kemi parë se ai nuk ishte në gjendje të mirë fizike, kështu që nuk duhet të spekuloni shumë për mungesën e tij. Unë kam dashur ta ftojë atë”, ka deklaruar Del Bosque.