SHPËRNDAJE

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 11.848 raste nga 45.397 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 425 raste të vdekjes.

IKSHPK njoftoi se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.684 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.739.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj një ditë më parë ka vizituar Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ndërsa tha se punjonësit aty janë duke u ballafaquar me ngarkesë të madhe të punës.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike te Kosovës/IKSHPK është ne vijën e pare te frontit te luftës kundër Covid19. Sikurse edhe ekipi Laboratorit te Mikrobiologjisë Molekulare po ben testimet laboratorike me virus SARS-CoV-2 me metodën RT-PCR për qytetarët qe mund te jene te infektuar. Punonjësit aty janë duke u ballafaquar me ngarkese te madhe te punës gjate ditës”, tha ai.