SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, ka shpresë për të bërë kthimin e tij nga lëndimi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër Bayern Munchen. Portugezi nuk ka zbritur për asnjë minutë në fushën e lojës që nga ndeshja e dytëë çerekfinale e Champions-it me Borussia Dortmund, ndërsa dje në mbrëmje humbi edhe finalen e Kupës së Mbretit.

29-vjeçari ishte i zhgënjyer për mospërfshirjen në ekip gjatë fitores 2-1 ndaj Barcelonës, çka mundësi edhe marrjen e Kupës së Mbretit. Gjithsesi, ai shpreson që të përballet me kampionët në fuqi europianë, Bayern Munchen, në “Santiago Bernabeu”, javën e ardhshme.

“Unë jam shumë i lumtur. Kam kërkuar për të luajtur dhe për ta ndihmuar ekipin, por Reali bëri një punë të madhe në finalen e Kupës së Mbretit. Jam më mirë, tani nuk ndiej ndonjë dhimbje. Mund të kthehem në kohë për të mërkurën e ardhshme, ose ndoshta për gjysmëfinalen e kthimit të Champions League. Pak nga pak po ndihem më mirë. Ajo që dua më shumë se çdo gjë tjetër ka të bëjë me disponibilitetin tim për ta ndihmuar ekipin sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur Ronaldo.

Ronaldo ka qenë në një formë të shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar 45 gola në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet.