SHPËRNDAJE

Ceremonia për ndarjen e topit të artë do të ndahet ditën e hënë me 13 janar.

Bota e futbollit me kurreshtje po e pret garën e cila ka shkaktuar shumë interesim.

Në finale gjenden Cristiano Ronaldo, Frank Ribery dhe Leo Messi.

Këta tre lojtarë në vitin 2013 së bashku kanë shenuar 130 gola, Ronaldo me 66, Messi 42 dhe Ribery 22.

Cristiano Ronaldo – Në vitin 2013 ka luajtur 56 ndeshje dhe ka shenuar 66 gola, ku prej tyre janë 8 hat-trich. Portugezi ka më shumë gjuajtje në gol (99) në konkurencën e lojtarëve nga ligta më të forta në Evropë. Në të gjitha garimet, Ronaldo ka gjuajtur në gol gjithsejt 160 gjuajte.

Frank Ribery – Francezi në vitin e kaluar ka fituar 5 trofe me Bayernin. Kampionatin gjerman, kupën gjermane, Ligën e kampionëve, UEFA Super Cup dhe FIFA kampionatin botërorë të klubeve.
Ai ka tentuar 1084 driblime, ka 261 gjuajtje në qendër dhe ka krijuar 149 shanse për gol.

Leo Messi – Argjentinasi ka shenuar 42 gola në 45 ndeshje, ka fituar kampionatin spanjoll dhe super kupën e Spanjës. Ka 59.9% gjuajtje të suksesshme, ndërsa sezonin e kaluar ka qenë golshenuesi më i mirë në Primera. Ka shenuar në 19 ndeshje radhazi ndërsa i ka shenuar gol të gjitha klubeve në ligë. /presheva.com/