SHPËRNDAJE

Për të shumtën herë deri tani, Cristiano Ronaldo ka vërtetuar se është një njeri shumë human.
Në foto që po shihni është djaloshi 10 muajsh Eric Ortiz, i cili vuan nga displazia kortikale, një çrregullim serioz i trurit, që mund të shkaktoj deri 30 sulme brenda një dite.

Shërimi i vetëm i kësaj sëmundje është operimi, ndërsa operacioni kushton 60.000 euro, ndërsa secili test familjes së djaloshit i ka kushtuar 6000 euro.

Banorët e vendlindjes së tij Vilaluenge De La Toledo, kishin filluar të mbledhin të holla duke mbledhur kanaqe për reciklim, duke shitur edhe punë dore.

Rasti i Erikut të vogël nëpërmjet miqëve të tij ka ardhë të dëgjoj edhe Cristiano Ronaldo. Portugezi, pas u hamendur aspak është përfshirë menjëherë në këtë aksion duke paguar menjëherë harxhimet e shërimit si dhe intervenimit kirurgjikal.

Këtij djaloshi të vogël i kishte dërguar dhuratë këpucët e tij, fanellën dhe pajisjet tjera të futbollit!