SHPËRNDAJE

Në ndeshjet e fundit, Cristiano Ronaldo nuk duket në formën e tij më të mirë. Kundër Barcelonës ka shenuar gol, por nuk ka ndikuar në lojën, ndërsa kundër Sevillas ka rënë pas pjesës së parë.

Të gjithë po e vërejnë se ai nuk është në gjendje të mirë, ndërsa Marca zbulon arsyen.

Ai ka probleme me gjurin e majtë dhe ligamentet. Ai për këtë arsye mban edhe fashën e lidhur duke tentuar që ta përfundoj sezonin, pasi nuk dëshiron aspak  të heq dorë në momentet kur gjithçka vendoset.

Para ndeshjes me Barcelonën, po edhe me Sevillan ai nuk është stërvitur duke tentuar të pushoj këmbën, deri sa fiziterapeutët po tentojnë të sanojnë pasojat.

Përndryshe, Ronaldo ka lënduar këmbën gjatë një gjuajtje kundër Schalke, edhe ai ka vendos që të mos pauzoj. Flitet se ai ka hedhur poshtë çdo mundësi që të pushoj, dhe ka kërkuar që të luaj kundër Vallecano për vikend.

Ky lëndim e ndalon atë të vrapoj sprint, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se një lëndim edhe më i madh, do të thotë edhe probleme në karierë.

Tërhiqet paralele me braziliani Ronaldo i cili kishte luajtur me gjurin e lënduar në kampionatin botërorë në 1998 dhe që nga ajo kohë ai ka dëmtuar gjurin andaj edhe lëndimet e kanë përcjellë gjatë gjithë karierës.