SHPËRNDAJE

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff konsideron se problemi më i madh në Camp Nou është Neymar dhe rroga e tij shumë e madhe.

“Problemi i Barcelonës është Neymar”.

“Ai është lojtar i shkëlqyer, dhe ska dyshim rreth saj, mirëpo nuk mund të sjellni një lojtar 21 vjeçar dhe të paguhet më shumë se ata që kanë fituar gjithçka. Askush nuk është zot me 21 vjet”.

“Të mos harrojmë se Barcelona ka lojtarin më të mirë në botë, andaj figura qendrore nuk mund të jetë një fëmijë 21 vjeçar. Kjo është e pamundur në futboll” ka thënë Cruyff.