SHPËRNDAJE

Stacioni Hekurudhor dhe Çukarka nuk do të kenë më problem me ujë të pijshëm, kështu ka deklaruar n.d kryetari i komunës Shqiprim Arifi.

Ai thotë se keqmenaxhimi disamujor i të gjitha resurseve komunale la dy vendbanimet e komunës sonë pa ujë të pijshëm për një periudhë shumë të gjatë.

“Lënia pas dore e rinovimit të vogël të pompës së ujit në Çukarkë u evitua me një ndërhyrje efikase gjatë ditës së djeshme. Çështja e ujit të pijshëm është prioritet i Alternativës dhe projektet e filluara në fillim të këtij viti dhe të lëna pas dore nga pushteti i kaluar do të riaktivizohen” ka thënë Arifi, transmeton presheva.com.

Kryetari Arifi thotë se Master plani i përpiluar nga UNDP dhe i financuar nga ambasada e Norvegjisë, për sigurimin e ujit të pijshëm në qytetin e Preshevës do të implementohet hap pas hapi dhe së shpejti problemi me furnizim me ujë më nuk do të ekzistojë.(presheva.com)