SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Kosova dhe Katalonia kanë të përbashkët mënyrën e shpalljes së pavarësisë.

“Kosova dhe Katalonia lidhen nga fakti se ato janë shkëputur njëanshmërisht dhe pa dialog nga shtetet që ju përkasin”, shkruan Tanjug, transmeton presheva.com.

Daçiq ka ftuar shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të njëjtën ta bëjnë edhe me Kataloninë.

Ndryshe, edhe presidenti serb ditë më parë e ka lidhur shpalljen e pavarësisë së Katalonjës me atë të Kosovës. Por kanë qenë zyrtarë të BE’së që kanë hedhur poshtë këtë krahasim, duke thënë se Kosova u pavarësua pasi ndaj popullit të saj kishte ushtruar dhunë Serbia.