SHPËRNDAJE

“Kina e vuri Kosovën në rendin e ditës dhe parashikoi seancën më 14 nëntor, por disa vende perëndimore e kundërshtuan atë.”, tha Ministri i Jashtëm serb, Daçiq, transmeton lajmi.net

“Alternativa është votimi në rendin e ditës, por kurrë nuk ka ndodhur.”, vazhdoi më tej Daçiq.

Sipas RTS, ministri serb theksoi gjithashtu se Spanja mbetet e vendosur me Serbinë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit serb.

Ai gjithashtu tha se nuk ka asnjë mënyrë të mundshme që BE të vendosë kusht njohjen e pavarësisë së Kosovës për pranimin e Serbisë në BE.

Në anën tjetër Daçiq ka thënë se kushdo që e ka njohur pavarësinë e Kosovës ka shkelur parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare.

Ai ka shtuar gjithashtu se Serbia do të ndjekë rrugën e saj evropiane, por do të jenë të vendosur në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore serbe./Lajmi.net/