SHPËRNDAJE

Dacic

Ish-kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka krahasuar përsëri Kosovën me Shtetin Islamik.
Teksa ka folur për luftën kundër terrorizmin, ka përmendur prishjen e objekteve të trashëgimisë në Lindjen e Mesme nga ISIS-i, e që sipas tij kjo është bërë edhe në Kosovë, transmeton Koha.net.

“ISIS-i konsiderohet grup terrorist pas veprimeve të tyre, kurse këta të dytët janë shpërblyer me anëtarësim në UNESCO”, ka thënë Daçiq.