SHPËRNDAJE

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka kërkuar prej anëtareve të Bashkimit Evropian qa ta bindin pushtetin në Kosovë t’i heqë taksat ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, në mënyrë që të përtërihet dialogu.

Ai në Bukuresht, në një takim jozyrtar të shefave të diplomacive të BE dhe shteteve kandidatë, ka përkujtuar se taksat prej 100 për qind janë në fuqi tashmë më shumë se dy muaj.

“Apelojmë në BE t’i bindin disa akterë politik në rajonin e Ballkanit Perëndimor se veprimet e njëanshme nuk janë zgjidhje e problemit, por se është më me rëndësi t’i kthehemi dialogut, si rrugë e vetme e drejtë e cila duhet të sjellë deri te zgjidhja gjithëpërfshirëse”, ka theksuar Daçiq.