SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq po cilëson se SHBA-të kanë ndryshuar qëndrim karshi marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për “Tanjug”, Daçiq ka thënë se administrata e Trump ka një dëshirë për zgjidhjen e problemit mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe sipas tij çdo ish-president tjetër do të kërkonte njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ndonjë ish-president i SHBA-ve do t’i shkruante letër Vuçiqit dhe do kërkonte njohjen e Kosovës nga Serbia.

Trump ka shkruar një letër ku kërkon zgjidhjen e problemit mes dy vendeve në interes të shqiptarëve dhe serbëve”, ka thënë Daçiq.

Ai foli edhe për kushtëzimin e Serbisë, që deri në heqjen e taksës ndaj mallrave serbe nuk do të ketë vazhdim të dialogut, për të cilin vendim tha se Prishtina është e mbështetur nga shtetet përendimore.

Kreu i diplomacisë serbe foli edhe për ekipin dialogues dhe kryesuesin, Fatmir Limaj, ku tha se i njëjti mund të vijë në Bruksel vetëm nga Haga, vend ky që sipas Daçiq ai do të përfundojë.

Kujtojmë, se ekipi dialogues do të mbajë me 8 janar një takim njoftues me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini në Bruksel.