SHPËRNDAJE

Lufta e diplomacisë së jashtme serbe ka filluar të mendojë se si të depërtojë deri te presidenti i SHBA-së, Donald Trump, krejt kjo me arsyen për të lobuar kundër Kosovës.

Me një propozim ka dalë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se duhen gjysmë milioni euro pagesa për të aranzhuar takime tek administrata e Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Gjysmë milioni dollarë do të hapin dyert e Shtëpisë së Bardhë dhe mundësinë për t’u takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për interesat tona për Kosovën, tha Daçiq.

“Ne nesër do të konsiderohemi fajtor për shkak se dikush shkoi para nesh te Trump. Në Amerikë, e di se si funksionon. Ky është një sistem i lobimit që është i ligjshëm“, tha ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për Telegrafin serb.

Sipas fjalëve të tij, ne nuk mund ta ndryshojmë Departamentin e Shtetit, Kongresin… ata tashmë janë bërë të vetëdijshëm për gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën.
“Por ne mund të përpiqemi për të krijuar lidhje më të mira me administratën. Unë jam duke iu referuar Trump, ekipit tij, Pensa, Pompea. Ne do të punojmë në këtë drejtim, dhe insistoj në të. Kjo kushton nga 50.000 deri në 150.000 dollarë në muaj. Ato nuk janë shuma të pabesueshëm që Serbia nuk mund të sigurojë, por është shumë e rëndësishme për të cilën duhet dhënë“, tha Daçiq.

Kur u pyet se çfarë Serbia merr, Daçiq tha se një klimë pozitive është krijuar për të dëgjuar dhe vlerësuar opinionin tonë mbi mënyrën se si duhet zgjidhur problemi me Kosovën.

Dhjetë ditë më parë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka paguar gjysmë milioni euro për të aranzhuar një takim te Trump.