SHPËRNDAJE

Mail

Tabloidi britanik “Daily Mail” ka bërë një artikull të gjatë për kosovarët të cilët i bashkohen ISIS-it. Sipas saj, qindra të rinj dhe gra kosovare po largohen nga vendi i tyre për t’iu bashkuar ISIS-it në Siri, duke lënë pas prindërit e tronditur.

Policia thotë sem rreth 300 burra dhe 36 gra kanë lënë vendin për t’iu bashkuar ISIS-it dhe sipas “Daily Mail”, ky është numri më i madh në Evropë për kokë banori, së bashku me Bosnjën.Ekspertët thonë se numri i grave të reja kosovare, që po marrin pjesë në këtë luftë është në rritje.

“Disa ndjekin burrat e tyre, por të tjerët kanë shkuar vetëm”, shkruan tabloidi britanik, transmeton Republika..

Edhe pse më shumë se 90 për qind e kosovarëve janë myslimanë shqiptarë, brezi i vjetër u rrit në Jugosllavinë socialiste.

Sipas “Daily Mail”, Kushtetuta e re është rreptësisht laike.

“Pas një konflikti në fund të viteve 1990, perëndimi kryesisht mbështetën pavarësinë e Kosovës nga Serbia, ku aleatët e tyre më të ngushtë ishin në Uashington dhe Bruksel”, thuhet në artikull.

Sipas saj, që nga lufta, organizatat bamirëse fetare nga vendet arabe kanë krijuar një prani të fortë, duke ofruar kurse të anglishtes dhe për kompjuter, por gjithmonë i kanë mësuar edhe Kur’an.

“Shumë të rinj kanë marrë bursa për t’u trajnuar si imamë në Arabinë Saudite, Egjipt dhe vende të tjera. Gratë në mbulesë apo burka dhe burrat me pantallona të shkurta dhe mjekra të rritura janë bërë tashmë të zakonshëm”, shkruan “Daily Mail” për Kosovën.